Partitë e vogla do marrin shumë vota

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Partitë e vogla do marrin shumë vota

Zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen, diku në prill ose në maj, do të sjellin një tablo të re politike në sensin se do të thyhet disi monopoli i dy partive të mëdha tradicionale, PS dhe PD.

Pas 12 vjet qeverisje partia Socialiste do të ketë firo, ndërsa partia demokratike nuk ka asnjë shans të rimarrë pushtetin.

Si rregull kur në zgjedhje ke përballë një parti e cila qeveris 12 vite, opozita e ka më të lehtë ta rrëzojë nga pushteti, por edhe këtë herë kryeministri Rama duket hapur se do ti fitojë zgjedhjet. Ndërkohë një numër i madh votuesish nuk do të votojnë më PD dhe PS, por do të shikojnë si një shpresë apo do të votojnë nga inati ndaj Ramës dhe Berishës, pikërisht për partitë vogla.

Ndonëse akoma të reja si parti apo lëvizje politike, por gjasat janë shumë se Arlind Qorri, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj do të jenë në parlament me një grup serioz deputetësh.

E mira e donte që të tre të bashkoheshin në një grupim të madh dhe që votuesit të shkonin me vrap të kutia e votimit për ti votuar si shpresë, por edhe si zhgënjim ndaj politikës së 34 viteve, pra të hidhnin votën për këtë brez të ri politikanësh.

Elektorati militantë do të votojë PS dhe PD, por të gjithë e pranojnë se kështu fiton përherë partia socialiste e cila mbetet më e organizuar dhe solidare në votime. Ndaj elektorati gri ka mundësi që të dalë e të votojë në masë të madhe partitë e reja, të cilat do ta kenë paksa të vështirë fushatën mediatike, sepse ligji dhe paraja do ti japin prioritet dy partive tradicionale. Por jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, ku njerëzit janë me shpejt të informuar e ku sejcili e thotë mendimin e tij lirshëm.

Votuesit e ndjejnë se ka nevojë për ndryshime të mëdha të politikës dhe nëse të tre liderët e partive të reja gjejnë një mënyrë bashkëpunimi dhe komunikimi me publikun që tju krijojnë besim, atëhere këto parti të reja do të marrin shumë vota.

Një gjë mbetet që mund tju sjellë vota të shumta, duhet që partitë e reja të mos jenë si partitë e vjetra. E kemi fjalën si mentalitet, sepse për dreq, ka disa informacione akoma jo zyrtare se brenda tyre, ka lindur sherri se kush do të jetë njeshi.

Nëse dalin mbi veten, mbi traditën e keqe të këtyre 34 viteve, ku Njeshi ka vendosur, atëhere do të kemi tablo të re politike në zgjedhjet parlamentare.

Këto zgjedhje janë shansi i fundit që të kemi shpresë si popull se diçka e re po lind në politikë.

Në të kundërt, atëhere do kemi edhe pas 2030-ës Edi Ramën, sepse Partia demokratike pas zgjedhjeve do të fillojë copëtimin final, duke u bërë kashtë e koqe!

SHKARKO APP