Përplasje Tiranë-Prishtinë për Veriun e Kosovës
(Ky editorial shikohet më i plotë si video)
Kryeministri Rama ka dalë në konferencë shtypi sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Itali. Rama tha se Shqipëria nuk jep dakortësinë me deklaratën e BE të datës 19 shtator, e cila nuk pasqyron ngjarjet e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi kundër thelbit të deklaratës se BE, por pas këtyre ngjarjeve nuk mund të barazojmë siç thotë deklarata e Brukselit, si Serbinë edhe Kosovën, se janë përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës.
Edi Rama ishte i prerë në raport me deklaratën e BE, ku Brukseli nuk pranon ta ndryshojnë.
Edi Rama tha se “Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht. Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë qëndrim tjetër për deklaratën. Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj për normalizimin e situatës. Publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë. Qëndrimi i ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por ne jemi të keqardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Nuk ka të bëjë me deklaratën e djeshme. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet, nga ora në orë apo dita në ditë. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. “, tha ai.
Por dihet se kryeministri Kurti ka disa qëndrime të tjera nga Edi Rama në raport me cështjen e veriut të Kosovës. Ai ka kundërshtuar SHBA dhe BE, duke mbetur stoik deri më tani, pavarësisht se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje hodhi idenë se problemin e Asociacionit të komunave serbe ta vendosin me parë me SHBA, pra la mënjanë BE.
Edhe kryeministri Rama ka paraqitur një project për ta zgjidhur prolemin e veriut të kosovës, project që vetëm dihet se I është dorëzuar Francës dhe Gjermanisë, por nuk është treguar se cka brenda ajo që ka kërkuar Edi Rama.
Sot shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se duhet që KFOR ta marrë nën kontroll krejt Veriun e Kosovës. Por ka reaguar mënjëheërë anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë, derisa ka thënë se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente.
“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.
Ndryshe, Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.
Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.
“Këtë e meriton dhe e pret që ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet të hajvallëkut. Kjo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, qoftë në këtë tryezë apo në tryezat e tjera më të larta. Jam mësuar me klubin mediatik në Shqipëri dhe ata në Kosovë si gjoja jam vëlla i Vuçiçit. Ata në Kosovë më bëjnë top. Sinqerisht i kuptoj pa asnjë problem. Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjtë e krizave në Veriut të Kosovës, i neverisë. Të jeni të bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta, as nuk ma ndryshojnë vizionin. Gjithçka mund të përfundoj në gjakderdhje dhe në luftë. Po tani? Po më tej çfarë duhet pritur? Ç’duhet shmangur, dhe ç’duhet bërë e mundur. Shpresoj që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas. Dialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s”, pohoi Rama.
Kosova ka nevojë për Tiranën zyrtare, sepse jemi një komb, ne jemi në NATO, kandidat për në BE, jemi anëtar momental në Këshillin e Sigurimit të OKB, me pak fjalë jemi SHTET i konsoliduar.
Ndaj mos dakortësia mes Tiranës dhe Prishtinës vetëm sa I jep dorë Beogradit të penetrojë dhe të driblojë edhe pa top, sepse për momentin Serbia është nën kritika të forta ndërkombëtare, por mos rënia dakort mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e shpëton presidentin serb Vuçiç.
Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të takohen bashkë dhe të bashkërëndojnë punët. Nuk ka protoganist kur flitet për kombin dhe tokat shqiptare