Presidenti Meta akuzon ambasadoren amerikane Kim se po mbështet hapur kryeministrin Rama. Ambasadorja: Kujdes President!

Dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur ambasadores së SHBA teksa po zhvillonte një intervistë në një televizion shqiptar, pasi sipas tij ajo i ka dërguar një sms kërcënuese kur ai po fliste live.

Meta thotë se ambasadorja sapo i shkruajti për të mos përmendur sfurqet. Meta kundërpërgjigjet prerë duke i thënë që “mos marrë më në mbrojtje Ramën”.

Ja se çfarë tha Presidenti që shkaktoi tërmet: ”Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dergoi live ‘sms’ i them ambasadores amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.
Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”! Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë çfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesësh Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta.

Nuk u mjaftua me kaq, por Presidenti theksoi se Nuk ka ambasadë që t’i bëjë strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota.Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë u kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”-përfundoi Presidenti.

Ambasadorja Kim i ka shkruar në “Twitter” se “kërcënimet me sfurqe janë të papranueshme dhe meritojnë dënim. Sipas kryediplomates amerikane, ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi”.

Ja se ç’shkruan saktësisht Ambasadorja amerikane:

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, shkruan ambasadorja Kim.

Përdorimi i fjalës “cfurqe” nga Meta ka qenë në kuptimin se nëse Rama vjedh votat do ketë reagim popullor.

https://arkiva.kohajone.com/zeri-amerikes-shkruan-per-perplasjen-e-presidentit-meta-me-ambasadoren-amerikane-kim/

SHKARKO APP