Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: Profeti i kokoshkave, nuk ka formulë që të shpëton më 25 prill
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, Presidenti ironizon Edi Ramën me dramën satirike të Edmond Budinës, “Profeti i Kokoshkave”.
Presidenti shprehet se nuk ka asnjë formulë që e shpëton Edi Ramën nga 25 prilli. “Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”,- deklaron kreu i shtetit.