Presidenti Meta vizitë në George C. Marshall, European Center for Security Studies
Presidenti Meta pas vizitës zyrtare në Austri, sot ndodhet në Garmish të Gjermanisë. Presidenti Meta po bën vizitë në George C. Marshall, European Center for Security Studies, ku do të mbajë një fjalë për sigurinë dhe sfidat në rajonin e Ballkanit.
“Shumë i nderuar të vizitoja Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” për t’ju drejtuar kursit “Programi i Studimeve të Sigurisë së Avancuar”, rreth integrimit në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor.
Integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar për të ardhmen“,- shkruan President Meta në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1974273119285618
Gjatë vizitës në Austri, Presidenti Meta u prit nga Presidenti i Austrisë, Van der Bellen dhe më pas nga Kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka. Në George C. Marshall, European Center for Security Studies mësohet se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për Rajonin e Ballkanit dhe natyrisht Shqipërinë. Do të flasë edhe për bisedimet Serbi-Kosovë.