Pse duan të burgosin Luiz Ejllin?

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Pse duan te burgosin Luiz Ejllin?

Nga Redjon Shtylla

Befasisht Gjykata e Fierit zbardhi vendimin ku ka vendosur të dënojë me 1 vit burg këngëtarin dhe fenomenin e ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejllin nën akuzën e falsifikimit. Në një kohë që drejtësia ka dosje me miliona euro korrupsion nga ministra të PS apo ish-ministra të PD, deputetë, ish deputetë, një Prokurori dhe Gjykatë e qarkut të Fierit jep dënimin për një akuzë që është shkelje, ndonëse pala e dëmtuar nuk e pranon,  porse në krahasim me dosjet e rënda dhe të frikshme që kanë politikanët, e që kanë zënë pluhur në dyert e drejtësisë, ky rast të krijon dyshimin se dikush synon ta godasë fenomentin Luiz Ejlli.

Por për çfarë vepre penale vendos Gjykata e Fierit për artistin e madh, i cili ka fituar zemrën e çdo shqiptari, pra pse duhet të shkojë në burg?

Në bazë të dosjes, Ejlli ka falsifikuar një akt noterial me të dhëna të pavërteta për Fatmir Avdurramanin. Vepra penale, sipas prokurorisë, është kryer kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter, ndërkohë që ai vazhdonte të mbante vulat.

Luizit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministria e Drejtësisë. Kur kanë shkuar për ti tërhequr dokumentet dhe vulën në prill 2022 ai ka sjellë dosjet, por nuk ka sjellë regjistrat e akteve noteriale dhe vulën e njomë e të thatë, duke thënë se do ta kryente dorëzimin brenda datës 13 prill 2022. Dorëzimi i vulave është bërë më maj 2022. Firmosja e aktit noterial është bërë në shkurt 2022, pra 2 muaj para se të dorëzonte vulat edhe pse i ishte hequr licenca si noter. Vepra penale e falsifikimit është shkelje e ligjeve të vendit, por jo vepër që meriton ”varje” publike që ka shkaktuar ky vendim i Gjykatës, por që nuk është i formës së prerë.

Fenomeni Luiz Ejlli nuk është një artist që lindi sot, por ka vite e vite kontribute në skenë me këngë të nivelit të lartë artistik, me kontribute të paçmueshme në një vend i cili akoma nuk po ecën normalisht dhe sot një Gjykatë kërkon që ta çojë në burg.

Të dënosh një artist për një shkelje e cila nuk ka sjellë dëme shtetit apo ndonjërit e ndërkohë dosjet e bujshme të korrupsionit nuk gjejnë drejtësi, kjo të sjellë dyshimin se dikush do ta godasë dhe diskretitojë Luiz Ejllin.

Në të vertetë ka patur informacione se Luiz Ejlli mund të jetë kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e vitit 2025 e mundet që dikush ka kalkuluar me djallezi dhe e ka goditur Luizin.

Ky ishte një vendim i shkallës së parë ndaj duhet pritur apeli, vendim që do të jetë i formës së prerë.

Deri atëhere Luizin nuk do ta lenë rehat, por artisti mbetet artist.

 

SHKARKO APP