Rama, Berisha dhe Bardhi për vizitën e Blinken

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Vizita e sotme e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, në Tiranë është vizitë historike. Blinken para se të shkojë në Konferencën e Sigurisë në Europë ndaloi pikërisht në Shqipëri, që është një mesazh kuptimplotë për këdo se Shqipëria është aleate e SHBA dhe se shqiptarët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor janë faktor stabiliteti.

Kjo është një vizitë ku solli mesazhin drejtuar Tiranës, gjithë kryeqyteteve të Ballkanit perëndimor dhe Rusisë, që SHBA kërkon, paraqet dhe dëshmon një angazhim më të madh të saj në gadishullin ballkanik. Kjo është shumë pozitive për vendin tonë, por dhe një mesazh i qartë për këdo që synon të trazojë Ballkanin.

Kryeministri Rama e quajti vizitë historike dhe krejt qeveria e mazhoranca e mirëpriten ardhjen e Blinken. Gjithcka ishte kthyer si në një festë të madhe kombëtare nga bashkia e Tiranës dhe nga institucionet qeveritare.

Vizita e Sekretarit Blinken duhet parë edhe në një këndvështrim të situatës në Shqipëri përsa i takon qëndrueshmërisë, pra që Shqipëria si shtet duhet të ruajë, kujdesin që duhet të tregojë ndaj çdo ndërhyrje të fuqive anti-Atlantike, e sidomos të Rusisë, për të krijuar destabilitet në Shqipëri, ose në shtete të tjerë të NATO-s.

Por ka reaguar ish-kryeministri demokrat Sali Berisha i cili është shpallur pikërisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit si person nongrata bashkë me familjen e tij.

Ja se çfarë shkruan Berisha sot: ”Welcome to monist Albania.”

Pra e thumbon direkt Blinken se ka ardhur për të mbështetur një kryeministër që ka zaptuar çdo pushtet. Dhe më tej Berisha shton:” Vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë. Kjo është e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.

Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super ëatergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të Neë York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion”- shkruan me tej Berisha.

Ndërkohë Gazment Bardhi tha se “Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij. Shqipëria po rrëshket në një parti shtet që kontrollon të gjitha pushtetet, ka marrë nën kontroll edhe Kuvendin. Ndaj konstatimin e partisë shtet por axhenda e Blinken është ndërtuar në varësi të mesazheve që Blinken do të japë”- sqaroi kryetari i grupit parlamentar të PD, i cili sapo është bashkuar politikisht me Berishën porse edhe sapo Bardhi u kthye nga vizita e tij zyrtare në Uashington, ku u prit në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Kryesore për gjithë shqiptarët është se vizita e Blinken është e rëndësishme për Kombin tonë, paçka se çfarë thonë të prekurit nga SPAK apo nga SHBA!

Blinken solli mesazhin e presidentit Biden se Shqipëria mbetet aleate e fortë e SHBA në Europë dhe se kush prek shqiptarët ka prekur Amerikën.

Dhe dihet si reagon SHBA kur preken aleatet e saj!

SHKARKO APP