Rilindja palos edhe socialistin e fundit në PS
Rilindja që ka pushtuar PS-në e shkarkoi dhe largoi edhe socialistin e saj të fundit që ka manifestuar integritet si dhe dhënë kontribute të mëdha për socialistët. E larguan Ilir Zelën, një nga ish-kryetarët e FRESH dhe ish-ministrin e saj më korrekt dhe të pa akuzuar ndonjëherë. Ilir Zela ishte deri para ca ditësh kryetar i AKEP, (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), një agjenci ku kalojnë shumë interesa të mëdha te shtetit, por dhe të oligarkëve. Dhe manifestoi korrektësi.
Siç thotë ai në letrën e dorëheqjes, i detyruar, u mundua të ruajë pavarësinë e institucionit nga ndërhyrja e oligarkëve. Me sa informohet, ai nuk pranoi urdhrat kryeministrore për mbylljen e disa portaleve e jo vetëm kaq. Ndaj u detyrua të ikë nga detyra.
Me largimin e Ilir Zelës, Rilindja largoi edhe socialistin e saj të fundit në PS, sepse disa të tjerë socialistë të vjetër janë konvertuar në Rilindas.
Rilindja ka marrë siglën e PS, e përdor mjeshtërisht dhe me leverdi duke mos lenë asnjë gen te majtë në kupolën drejtuese të selisë rozë.
Ilir Zela foli me kujdes në letrën e tij duke thënë se më mirë largohem me nder se sa të rrijë një puthador i Rilindjes. Tashmë Rilindja ka marrë gjithçka në PS.