Rilindjes i intereson fushatë zgjedhore e tensionuar dhe e kriminalizuar

Skenari rilindas po del përditë në dritë të diellit se si do të jetë për zgjedhjet e 25 prill 2021. Duke ditur se do jetë humbje katastrofale për Edi Ramën si dhe do të ketë një përqindje rekord pjesmarrje në votime, çka nuk i intereson PS dhe qeverisë, ndaj Rilindja si fuqi drejtuese në selinë rozë, ka inskenuar që situata të ndizet nga konfliktet sociale dhe rritja e kriminalitetit në vend.

Përveç skenarit për prishjen e Kodit Zgjedhor që në 30 vite ishte me konsensus, përveç shkatërrimit të listave të zgjedhësve duke spostuar votuesit e opozitës nga zona e tyre të banimit, në rrethe, tani Rilindja do fillojë të krijojë situate tensionimi, ku njerëzit të kenë frikë te situata e rendit publik që të mos dalin në votime. Kjo strategji kriminale e pushtetit synon me shumë që pjesa “gri” e votuesve të cilët do dalin këtë herë në masë për të votuar kundër qeverisjes 8 vjeçare të Edi Ramës, pra të frikësohen e të mos shkojnë te kutitë e votimit.

Po kështu takimet dhe mobilizimi i grupëve kriminale për të blerë votat, po kthehen pjesë e strategjisë së qeverisë. Por sondazhet, edhe të kryeministrit Rama, tregojnë se humbja e PS-së do jetë shumë katastrofale. Ndaj sido të inskenojë Rilindja për situatë konfliktuese apo kriminale, prapë se prapë humbja po vjen e tmerrshme për kupolën e Rilindjes.

 

SHKARKO APP