Sherr në PS për listat e deputetëve

Edi Rama ka deklaruar se edhe nëse humb zgjedhjet, PS kalon në opozitë (kështu do të ndodhë), por nuk do të jap dorëheqjen nga kryetar i PS-së, pra do ti duhet partia që të mbrohet nga SPAK, nga pushteti i ri PD-LSI, si dhe nga të vetët që do ti turren ta shqyejnë.

Këtë paralajmërim kryeministri e ka dhënë nga Vlora, atje ku shkoi pasi iku me vrap nga Durrësi.

Për të garantuar një grup parlamentar solid e besnik të tipit elisaspiropali apo engjëllagaç, ai, Edi Rama ka projektuar që figurat me emër në PS apo që mbartin kundërshtime apo që nuk e honepsin qëkur iu mori partinë në shtator 2005; nuk do ti kandidoj. Ose do ti fus në listë nga fundi duke iu thënë se “konkuroni dhe merrni vota me shumë se PS që të jeni deputet”, por që asnjëri nuk fiton.

Pikërisht kjo skemë e futjes dhe përzgjedhjes së emrave kandidat për deputet tregon se Edi Rama e di më mirë se kushdo në PS se humbja është e sigurtë. Ndaj më mirë të ketë një grup servilash dhe njerëz pa indentitet se sa deputet si Ditmir Bushati apo Fatmir Xhafa.

Edhe Pandeli Majko nuk ka asgjë të garantuar te lista e sigurisë. Emrin e ka me laps. Ndaj mësohet se ka fërkime dhe sherrnajë mes kryeministrit e këtij grupi që mund të thuhet si “specie në zhdukje”. Por çdo tentativë e tyre dështon, sepse në selinë e Rilindjes asnjeri nuk iu hap derën. Në parlament nuk e kërcënojnë dot kryeministrin me numra, pasi një urdi idiotësh deputetë të opozitës votojnë për Ramën e pushtetin, çka nuk ka ndodhur në historinë botërore të parlamentarizmit.

Kosto e pushtetit të krimit dhe mashtrimit, shtuar edhe votat e pakënaqësisë brenda PS-së, do sjellin rrotacionin e pushtetit me 25 prill.

Edi Rama e di listën, edhe Engjëll Agaçi. Mundet dhe Endri Fuga.

Kryesia dhe organet e tjera drejtues as nuk pyetën, sikurse nuk janë pyetur. Gjithçka e vendos Pashai i Surrelit.

Kjo është PS-ja e sotme!

SHKARKO APP