Kryeministri kosovar nuk e pret, Edi Rama shkon në Prishtinë!
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)
Ajo që po ndodh sot publikisht mes kryeministrit te Shqipërise Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është i pa dëgjuar në historinë mes dy vendeve të të njëjtit komb.
Edi Rama nis nesër një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Ai do të jetë në Kosovë. Me pas Rama shkon në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci. E gjithë vizita është në sfondin e Procesit të Berlinit, një proces që u hap nga ish-kancelarja gjermane Merkel.
Por sot Albin Kurti deklaroi nga Kosova se nuk e pres Kryeministrin e Shqipërisë mëmë në qoftëse ai nuk vjen me qeverinë e tij për të zhvilluar mbledhjen e përbashket siç ishte plani në Gjakovë.
Ky është një turp i madh që do të marrë faqet e para të mediave boterore duke e dëmtuar kombin shqiptar dhe sidomos shtetin e ri të Kosovës.
Si rregull miku pritet kur të vjen në shtëpi. Bile zakoni e do që edhe armiku ka 24 orë afat ku pritet dhe më pas përcillet deri sa sigurohesh se nuk i ndodh gjë te toka jote!
Në këtë sens tradite kombëtare Albin Kurti po bën një gabim të madh historik, por dhe kombëtar. Nëse del e vertetë që kryeministri kosovar nuk e pret zyrtarisht, siç e ka protokolli shtetror atëhere duhet të presim surpriza nga Edi Rama mu në Prishtina. Rama nuk stepet dhe as nuk magjepset nga këto skena sepse është mjeshtër i madh dhe do ta tall dhe sakatojë Albin Kurtin aqsa Kurtit do ti mbetet njollë e zezë gjithë jetën e tij.
Ndaj mos e bëni këtë zoti Kryeministër i Kosovës sepse vetëm sa do të kënaqni Serbinë dhe do të bëhemi objekt humori nga të huajt.
Prite mikun dhe vllain tënd Edi Rama, sepse vetëm sa lartësohësh në sytë e kombit!
Nëse Kurti nuk ndërron mendje sonte, kjo do të përkeqsojë marrëdhëniet mes dy shteteve të një kombi. E kjo shkon jo në interesin e popullit shqiptar, këtej dhe andej kufirit.
Ndalojeni këtë turp të madh zoti Albin Kurti!