Shkeljet ligjore të Dvoranit. Presidenca publikon spotin e dytë

Presidenti i Republikës ka publikuar videon e dytë që tregon shkeljet ligjore në zbatimin e detyrës nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Ilir Meta shprehet se materiali informues u jep përgjigje disa çështjeve që lidhen me aktivitetin antiligjor të Dvoranit, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Të dashur qytetarë, Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

https://arkiva.kohajone.com/shkeljet-e-dvoranit-nje-shpjegim-ne-anglisht-per-nderkombetaret-video/

SHKARKO APP