Shqipëria nën ujë, kurse dy ministra shqepen duke ngrenë e pirë në Dubai te restoranti më i shtrenjtë
-Kush ua ka paguar darkën ministrave? Pse kryeministri nuk i shkarkon, ndërkohë që video po bën namin në rrjetet sociale, pasi mediat kryesore janë urdhëruar nga Edi Rama të mos e transmetojnë. Minimumi do ishte dorëheqja e ministrave.
-Një video e ministrave që darkojnë në restorantin më të shtrenjtë në Dubai dhe në Botë, ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në opinionin publik. Mediat dhe televizionet kryesore kanë vendosur të mos e transmetojnë videon, por në pamje shfaqen ministrat Arben Ahmetaj dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Një pjatë mishi “Nusret Golden Steak” kushton 1 miionë e 500 lekë të vjetra për një person. Pjestarë të darkës së Dubait, dikur, në vitin 2004 krijuan revolta ndaj kryeministrit Nano që u shfaq me Xhoanën në një buzuk në Selanik kur kishte tragjedi në vend, kurse tani bëjnë si Nano!
Pamjet e videos që janë shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale, tregojnë jo një por disa skandale, për të cilat mediat kryesore në vend dhe shoqëria nuk mund të hesht. Skandali i parë lidhet me faktin se në mes të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin nga Jugu në Veri, ministrat e Edi Ramës shkojnë për aheng në një nga restorantet më luksozë të Dubait. Një ditë para publikimit të videos, ministrja Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj u shfaqën online në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave për përmbytjet. Duke dalë në ekranin e ERTV, ministrat deshën të thoshin se ishin në detyrë dhe pranë njerëzve. Madje ministrja e Transporteve bëri dhe bilancin e situatës dhe tha se ishte në krye të detyrës. Në fakt, kabineti “Rama” po shijonte diellin dhe pamjet e Dubait dhe në mënyrë të papërgjegjshme u tallën me banorët e përmbytur. Kur vendi është në emergjencë kombëtare nga përmbytjet është e pafalshme moralisht dhe ligjërisht që kabineti qeveritar të lerë njerëzit në ujë dhe të shkojë për ahengje.
Skandali i dytë lidhet me faturën dhe shpenzimet e ministrave shqiptarë në Dubai. Restorante “Nusret” vlerësohen si më të shtrenjtët. Dega e këtij restoranti në Dubai vlerësohet se ka çmimet më të shtrenjta në gjithë botën. Në mediat ndërkombëtare që kanë shkruar për ketë restorant ka shifra të “kripura”, ku një biftek kushto mbi 400-500 euro. Shifrat janë edhe me të larta, në bazë të porosive speciale dhe në video shihet se ministrat shqiptarë kishin marrë dhomën VIP duke mos u përzjerë me klientët e tjerë. Vera e shtrenjtë në tavolinën e ministrave të Edi Ramës është një tjetër dëshmi se tavolina e Rilindjes ishte kujdes për të gjitha salltanetet. Një darkë e tillë luksoze sigurisht që ka dhe një faturë shumë të kripur, të cilën dikush e ka paguar. Kryeministri Edi Rama duke ndjerë rrezikun që ka në imazhin e qeverisë së tij kjo darë luksoze, dje më shumë i kushtoi vëmendje justifikimeve në facebook sesa përmbytjeve në gjithë vendin. Në Facebook, kryeministri shkroi disa herë për qytetarët se ajo që shihej në video “ishte darkë pune” dhe se faturën e “kanë paguar mikëpritësit”. Rama nuk harroi të sulmojë rrjetet sociale që kanë publikuar videon, sepse mediave kryesore në vend ua kish mbyllur gojën duke e hequr si lajm.
Duke lexuar qëndrimet e Edi Ramës për darkën e ministrave, kupton se skandali i ahengut është dhe më i madh. Justifikimi i kreut të qeverisë se fatura paguhet nga mikëpritësit është gati qesharak dhe rrëzohet lehtë. Në tavolinën e videos nuk ka asnjë përfaqësues të Emirateve Arabe. Nëse delegacioni shqiptar do të ishte i ftuar, një përfaqësues i shtetit pritës do të ishte patjetër në tavolinë, sepse protokolli e do që dy ministrat të respektohen sipas protokollit shtetëror. Edhe nëse do të ishin të ftuar nga biznesmeni i Dubait që Rama i ka dhënë Portin e Durrësit, sërish dikush nga kompania e huaj do ishte në tavolinë. Argumenti tjetër të rrëzon atë që thotë Edi Rama lidhet me traditat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Dubai, nëse ftohesh nga institucionet shtetërore apo dhe kompani private, për shkak të besimit fetar në tavolina të shërbejnë alkool. Nëse ajo që shihet në video ishte “takim pune” siç thotë kreu i qeverisë, çfarë janë këta ministra që punokan me verë, biftekë të shtrenjtë dhe quaj takim pune një aheng në restorant luksoz mishi në Dubai.
Darka e ministrave në mes të përmbytjes na sjellë në vëmendje dhe standardet e dyshimta të përdor qeveria “Rama” dhe pjestarët e tavolinës në Dubai. Në vitin 2004, kur Fatos Nano u filmua në një restorant në Greqi në Tiranë nisën protestat. Anëtarët e Lëvizjes Mjaft, që për ironi janë në tavolinën e Dubait, dolën rrugëve dhe mbushën Tiranën me parulla kundër kryeministrit të papërgjegjshëm që sorollatej lokaleve të Selanikut. Sot, qeveria “Rama” kapet në një situatë edhe më flagrante. Kur vendi është përmbytur dhe një pjesë e banorëve flenë në çadra, ministrat darkojnë në Dubai. Jo vetëm nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi, por kanë dhe guximin që të thonë se drekat luksoze i quajnë punë!