Skandali/ Basha hetohet për një vulë, kurse PS nuk hetohet për miliarda
Rrëzohet mashtrimi i Rilindjes për “financime ruse” dhe “pastrim parash” nga Partia Demokratike. Prokurorët nuk vërtetojnë dot akuzat e qeverisë “Rama” kundër kreut të PD, por e padisin formalisht “për falsifikim vule” sa të mos thuhet se e lanë pa gjë liderin e opozitës!
Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara nga qeveria Rama, thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Akuzat publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria.
Historia e akuzave konspirative për financim rus të PD dhe pastrim parash nga partia kryesore e opozitës ka marrë fund dje. Gati dy vite hetim të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë sjellë qoftë edhe një fakt të vetëm që të lidhin PD, kreun e saj dhe zyrtarë të tjerë me akuzat të rënda që lidhen dhe me sigurinë kombëtare, për financim rus. Prokurorët hetuan Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe të tjerë me urgjencë, sikur të ishin një grup i strukturuar spiunazhi dhe kriminal që vinte në rrezik Shqipërinë, por në gjykatë kanë dërguar padi vetëm për falsifikim vule! Pra, me gjithë zellin politik dhe gatishmërinë e prokurorisë për t’i bërë një shërbim të madh politik qeverisë, hetimet nuk kanë zbuluar asgjë tjetër veç falsifikimit (edhe kjo e dyshimtë si akuzë) të vulës së PD-së. Gjë që do të thotë se gjithë stuhia e akuzave ndaj kreut të PD-së për pastrim parash për lobimin e PD-së në SHBA dhe deri për lidhje me agjenturën ruse dhe gjithë farë teorish konspirative, nga dje, zyrtarisht janë pallavra të sponsorizuara politikisht dhe mediatikisht nga PS dhe Qeveria “Rama”.
Dhe këtë e bëri prokuroria e Ramës, pasi dihet se kush e drejton prokurorinë shqiptare! Por prokuroria nuk mund ta mbyllte si dosje, por gjoja gjeti një “fallsifikim vule”, sa për të thënë se e gjetëm diçka.
Historia e opozitës “pro-ruse” që u ndërtua me kujdes nga Edi Rama dhe PS gjatë vitit të fundit ishte një lojë politike që synonte të godiste jo thjesht Lulzim Bashën, por gjithë opozitën. Hetimet ndaj Bashës nisën me urgjencë në kohën që opozita dogji mandatet dhe nis protesta kombëtare në gjithë vendin. Kjo padi e instruktuar politikisht dhe e mbështetur me shkrime të paguara në mediat ndërkombëtare ishte alibia më e mirë e Edi Ramës për të sulmuar opozitën që ishte në protesta. Ndërkombëtarët, të ndjeshëm ndaj çështjes së financimeve ruse, duket se në jo pak raste besonin raportet e Ramës që thoshte se Basha është nën hetim serioz. Sot hetimet i dhanë fund një loje të rrezikshme, e cila synonte të shpallte partinë më të madhe në opozitë si anti kombëtare. Prokuroria nuk provoi dot akuzat e Edi Ramës për “ariun rus” në PD, jo se nuk donte, por se një budallallëk kaq i madh politik nuk mund ta marrë përsipër asnjë prokuror, sado i zellshëm për të shërbyer që të jetë. Gjithsesi prokuroria ia bëri një shërbim Rilindjes, duke çuar drejtuesit e PD në gjyq, si të pandehur për falsifikim. Në këtë pikë del në pah dhe një tjetër problem që dëshmon përdorimin politik të organit të akuzës. Nga gjithë seria e sulmeve dhe fakteve të pretendura të PS kundër Bashës, e vetmja akuzë është ajo e falsifikimi të vulës së PD. Është një padi që më tepër ngjan si shantazh ndaj Luzlim Bashës, sesa një hetim korrekt i një zyrtari. Të vendosësh nën hetim dhe të marrësh të pandehur kreun e opozitës sepse dyshohet se dokumentet dhe vula e partisë nuk është përdorur në mënyrë korrekte ngjan si një tallje e madhe e drejtësisë. Ngjan tallje sepse në Shqipëri këto vite kanë ndodhur skandale korruptive dhe krime të jashtëzakonshme të njerëzve të Rilindjes dhe prokuroria as ka marrë mundimit të nis formalisht një hetim. Janë me qindra koncesione, tendera afera korruptive të bëra publike për të cilat organi i akuzës ka mbyllur sytë. Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Ndërkohë akuza publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, as nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria. Lista e shkeljeve dhe grabitjeve është e pa fund dhe çuditërisht emrat e përfolur për këto abuzime janë njerëzit që kanë më pak frikë prokurorinë dhe thonë me mburrje se po bëjnë reformën në drejtësi. Ndërkohë Lulzim Basha hetohet për një vulë dhe kërcënohet me burg për çështje që, sidoqoftë janë financime të partisë, dhe jo grabitje e lekëve të buxhetit të shtetit. Rilindasit që kanë vjedhur miliarda dhe kanë masakruar shtetin jo vetëm nuk hetohen, por marrin përsipër të bëjnë dhe planin e punës së Prokurorisë sesi të hetojë opozitën.
Ndaj duhen zgjedhjet e parakohshme që të pastrohet politika./Mili Xhani