Sot “Koha Jonë” mbush 26 vjet!

11 maj 1991-11 maj 2017, plot 26 vjet mbush gazeta “Koha Jone”, e para media e lirë shqiptare, e cila vrau frikën ndaj pushtetit, e cila me një pasion idealist dhe kurajoz bëri që një brez i tërë gazetarësh e analistësh të themelonin të parën media vertet të pavarur e nga ku dolën drejtuesit e shumicës se medias së sotme në Shqipëri.

Gazeta lindi në Lezhë si një krijesë e vogël, por që u burrërua në Tiranë falë një stafi brilant e kurajoz gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh, të cilë dhanë gjithçka nga vetja për ta bërë median e parë të lirë shqiptare.

Janë shkruar e thënë mijëra fjalë për këtë gazetë të parë, të lirë dhe kurajoze ndër vite. Ndaj edhe sot nuk kemi ç’të themi me tepër, por Gëzuar festën e “Koha Jone”, të gjithëve!

Nikoll Lesi

SHKARKO APP