Beci, treni i Veliajt, tramvaji i Bashës dhe autobusi i Këlliçit
(Ky editorial shikohet me i plotë si video)
Beci, treni i Veliajt, tramvaji i Bashës dhe autobuzi i Këlliçit
Këto zgjedhje do të mbahen mend si beteja e Shkodrës. Por edhe si fitorja e radhës e Erion Veliajt.
Në Shkodër janë ballë për ballë Benet Beci dhe Bardh Spahia. Njëri administrator i shkëlqyer dhe tjetri një zyrtar militant i nivelit të lartë. Të dy po bëjnë fushatë të përditshme, por Benet Beci nuk merret me partitë dhe me partinë që e ka përfaqësuar. Ai do një Shkodër tjetër, ku të ketë zhvillim ekonomik e ku rinia e njerëzia të rrijnë në Shkodër. Por për këtë duhen projekte dhe investime. Beci e di se si gjenden pasi ka partner dhe miqë në bankat e huaja të cilat japin shumë lekë, porse duhet të kenë besim dhe ti njohësh. Beci ka plot fije me këto banka që prodhojnë qindra milionë euro.
Shkodra ka 32 vite e lodhur vetëm nga politika dhe për politikë, ndërsa paratë i ka marrë Tirana!
Ndërsa Bardh Spahia mbetet një figurë e lartë politike e Berishës. Ai nuk ka akuza për shkelje ligji, porse nuk sjellë lekë për qytetarët dhe ata që duan të investojnë.
Beteja në Shkodër po zhvillohet mes një njeriu që sjellë projekte e zhvillim, si Benet Beci dhe politikanit Spahia që i bën mirë vetëm PD. Ndërkohë në Tiranë nuk ka betejë reale. Erion Veliaj duket hapur se fiton mandatin e tij si kryebashkiak. Tirana ka problemin e madh të lëvizjes me hekurudhë drejt Durrësit dhe kjo po merr formë. Punimet e hekurudhës kanë ardhur deri të kthesa e Kamzës. Treni zgjidh punë, është komod, me pak lekë dhe kryesisht jep me garanci për jetën në raport me makinat të cilat bëhen kacurrel në autostradën Tiranë-Durrës nga shpejtësia e madhe.
Në Tiranë dikur Lulzim Basha pati se do të bëjë tramvajin në qytet, por iku Basha dhe as në letër nuk gjendet më tramvaji.
U gënjyen votuesit asokohe se me ardhjen e PD-së në krye të bashkisë do të ndryshonte Tirana e ku me tramvaji do të udhëtonin nga njeri cep në tjetrin, por vetëm partia demokratike u kthye në tramvajin e radhës ku iku Basha dhe erdhi Aliebaj kurse Berisha mbetet majë tankut të tij tradicional.
Tirana u bë kryeqytet I rinisë, tani kryeqytet europian i sportit.
Natyrisht si kudo, ka probleme e ndaj duhet punuar për të zhvilluar edhe me shumë kryeqytetin, por dukshëm Erion Veliaj ka bërë që Tirana të quhet qytet me vlera europiane.
Belind Këlliçi është djalë i mirë, por me autobus falas nuk fitohet. Duhen projekte , ide dhe përkushtim.
Mbi të gjitha duhen vota që të fitosh!
Ndaj mes trenit, tramvajit dhe autobuzit njerëzit anojnë nga treni për të udhëtuar më larg drejt Europës.