Trump frikëson Evropën, por entuziazmon Tiranën
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)
Europa ndodhet në friken e fitores se ish-presidentit Trump, të cilit po i buzëqesh fitorja në SHBA. Sondazhet nxjerrin fitues Donald Trump jo vetëm brenda partisë së tij Republikane, por edhe në garen përballë Presidentit Biden. Kjo ka krijuar frikë në Europë. Sa kohë ishte president i SHBA, Trump kërcenoi NATO-n me shpërbërje apo largimin e SHBA nga Aleanc ushtarake.
Trump ka deklaruar se nëse rizgjidhet president në nëntor të këtij viti ai brenda 24 orëve mbyll luften në Ukrainë.
Ndërkohë sot Kryetari i Partive Popullore Europiane, Manfred Ëeber, tha se BE-ja duhet të bëjë çmos për të anëtarësuar sa më shpejt vendet e Ballkanit Përendimor në Union, për shkak se e ardhmja duket e vështirë, sidomos nëse Donald Trump bëhet sërish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Donald Trump ka hedhur hapat e parë drejt Shtëpisë së Bardhë, me (fitoren në) Ioëa. E dimë që bota do të ndryshojë nëse Donald Trump rizgjidhet. Dhe Europa duhet të përgatitet për këtë tani. Kemi kohë të vështira përpara për Bashkimin Europian. Prandaj kohezioni është i rëndësishëm”, tha Ëebber në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
Nga ana e tij kryeministri Rama heshti dhe nuk hodhi asnjë akuzë kundër Trump. Dikur e pati sulmuar, por zuri mend sapo ai hyri në Shtepinë e Bardhë. Më pas Trump e bëri mik dhe vlerësoi Edi Ramën. Kohet e fundit Edi Rama ka bërë takime me pjestarë të stafit të ngushtë të Trump. Edhe vajza e Trump ishte në Tiranë gjatë vitit të kaluar ku ka takuar edhe Edi Ramën.
Por kur Europa po frikësohet nga rikthimi i Trump, në Shqipëri po e mirëpresin në kampet kryesore politike. Edhe Sali Berisha bën thirrje shqiptarëve të Amerikës që duhet të votojnë Donald Trump. Një gjë dihet që nëse Trump vjen në pushtet këtë fundviti, qeveria e tij do t’ja heq nongraten për Sali Berishen. Ndaj Berisha po pret zgjedhjet në Amerikë. Por vetëm kaq për Berishën. Më tej do të jetë në lojë prapë Edi Rama, pasi ka provuar se di të luajë në mënyrë brilante në politikën ndërkombëtare.
Në Europë kanë filluar të përgatiten për ardhjen e Trump në Shtepinë e Bardhë, por janë përgatitje ankthi e frike. Kurse në Tiranë të dy, Rama dhe Berisha, janë të lumtur për Trump. I pari vazhdon gjatë pushtetin, kurse tjetri lumturohet se i hiqet, sipas tij, nongrata.