Veliaj dhe spektakli artistik në Tiranë. Mbrëmë Ermal Meta, nesër Rita Ora

Erion Veliaj nuk mbjellë vetëm pemë apo lule, nuk shtron vetëm rrugë, nuk ndërton vetëm shkolla, çerdhe e kopshte, por ai ka krijuar një jetë kulturore e artistike duke e kthyer Tiranë në një qytet krejtësisht europian. Natyrisht Erioni nuk është hero, por thjesht kryetar bashkie modern. Dhe nuk është pak.

Mbrëmë solli Ermal Metën fituesin e festivalit italian të këtij viti, ndërsa nesër në mbrëmje vjen e madhja Rita Ora. Divja botërore me origjinë shqiptare Rita Ora do sjellë jo me dhjetra mijë vetë në sheshin “Skërnderbej”, por me shumë se 100 mijë. Sondazhet tregojnë se mund të jenë nesër mbrëma për të ndjekur Rita Orën mbi 200 mijë veta. Edhe me shumë veta pasi do mbërrijnë shqiptarë edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia.

Rita Ora nesër kthen Shqipërinë në lajm botëror dhe kryelajm kulturor.

Po vjen Rita Ora! Nesër sheshi “Skënderbej”, por edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Kavajës dhe rruga e Durrësit do jenë plot. Për Rita Orën, por edhe për veten, duke krijuar një Tiranë ndryshe. Tiranën europiane.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156484206281926/

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156482384221926/

SHKARKO APP