Video editorial i “Koha Jonë”: Alternativa e vetme e PD, përplasja!
Video editorial i “Koha Jonë”: Alternativa e vetme e PD, përplasja!
Alternativa e vetme e PD, përplasja (beteja)!
-Nga Daniel Muçaku-
PD-ja humbi zgjedhjet.
PD zgjodhi kryetarin e ri që mbetet ai i vjetri, Lulzim Basha.
PD po zbehet e zhbëhet nga pak e përditë nëse vazhdon këtë mënyrë opozitarizmi.
PD-ja do jetë opozita kryesore edhe shumë vite, por jo në pushtet nëse mbetet kjo që është sot.
PD-ja sot, për dreq, nuk ka karizëm dhe nuk ngjall besim apo shpresë se do ta mund Edi Ramën.
PD-ja ka dy linja, ka dy kryetarë! Njeri kryetar është për linjën e butë, kurse linja tjetër që mbetet shtylla kurrizore e PD-së, beteja me të keqen, beteja dhëmbë për dhëmbë me pushtetin e krimit.
Por këto dy linja e kanë ngaërruar krejt orientimin e PD-së. Demokratët nuk dijnë se nga do të shkojnë, ndonëse shpirti iu ka ardhur në majë të hundës nga mungesa e punës, e jetës dhe e përspektivës.
Duke patur një linjë që mund të thuhet, as mish e as peshk, PD-ja po zhgënjen, po humb elektorat.
Ata, të vijës së parë që duan përballjen, po ikin jashtë shtetit, pasi nuk shikojnë asnjë të mirë nga pushteti, por edhe nga PD-ja e tyre.
Ithtarët e vjetër të selisë blu janë u plakur; një pjesë janë kthyer ne pazarxhinjë me një vend pune në selitë e partive në rrethe sa për të marrë një rrogë; një pjesë tjetër janë joshur nga pushteti sepse PS-ja iu punëson fëmijët në administratë.
Shtylla kurrizore e PD-së, që ishte Europa, lufta ndaj qeverisë kur ajo është e përzier me mafien, beteja në Bulevard pa ikur nga sheshi deri në rrëzimin e qeverisëm, ishin dikur vetitë e kësaj force politike që bëri histori.
PD-ja e sotme ka vetëm një shpresë: Përbashkim me të gjithë grupet, lobet e individëve, intelektualëve, me vetë demokratët, me gazetarë apo personazhe VIP që nuk duan një qeverisje të tillë; një parti e hapur pa hile e pa lojëra, por një FRONT ku përballja me pushtetin të jetë moto kryesore.
Nëse Basha dhe PD rrijnë duke parë nga jashtë shtetit se kur do ta kritikojnë Edi Ramën, e kanë të humbur betejën, pasi Bota ka ndryshuar; është bërë me praktike dhe nuk është më ai Perëndim me shumë parime demokratike.
Fuqitë e mëdha kanë prioritet STABILITETIN E MË PAS DEMOKRACINË, ndërkohë që para 10 apo 20 viteve ishte DEMOKRACIA!
Ndaj PD-ja ka vetëm një rrugë: PËRBALLJE NË ÇDO FRONT ME EDI RAMËN, ndryshe do vdesë si parti.