Video editorial i “Koha Jonë”: Edi Rama dhe Opozita!

Video editorial i “Koha Jonë”: Edi Rama dhe Opozita!

EDITORIAL/ Edi Rama dhe Opozita!

Edi Rama dhe Opozita!

Edi Rama mbetet një lider karizmatik, arrogant, i përzier me kulturë dhe vizion europian; ironik deri në sarkazëm,  lakon mjaft mirë fjalën shqipe sa po të mos e njohësh mirë, të merr në qafë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama e ka mision brenda vetes që të mbetet në histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e ka thënë që në nëntor 2013, kur dha intervistën e parë si kryeministër pikërisht në gazetën ku u rrit dhe u bë i njohur në publik, në gazetën KOHA JONE. Rama tha se jam kryeministër dhe do drejtojë Shqipërinë në vitet e ardhshme që të mbahem mend për mirë. Më saktë ai nënkuptoi që të mbetet në HISTORI.

Dhe për të mbetur në Histori ai përdori gjithçka; të majtë e të djathtë, të mirë e të këqinjë në PS; miq dhe armiq.

Dhe pothuaj ia ka arritur qëllimit.

Pyetja shtrohet për mirë apo për keq do mbetet në HISTORI?

Ai mendon për mirë, ndaj ka rritur dozën e investimeve nëpër qytete e katune, duke shtruar rrugë e rregulluar qendrat e qytetëve; ai përballoi një stuhi opozitare të Unaza e Re dhe tani po e bën fakt atë që kishte në mendje; një unazë europiane dhe që tani njerëzit kanë filluar të thonë, edhe ata që nuk e duan: BERI MIRË!

Por në këtë rast Edi Rama duhet tju kërkojë falje atyre që u përdorën nga Opozita për qëllime politike dhe u dhunuan nga policia; Edi Rama duhet ti kompensojë 100 përqind banesat që ua prishi, pa vecuar se “ky e kishte me leje legazimi e ky jo”. Ata janë shqiptarë që mezi e ndërtuan jetën aty, natyrisht në vendin e gabuar, por ishin qeveritë që i lejuan.

Edi Rama përdor çdo mjet për të realizuar qëllimin.

Tani po bën realitet një projekt për Portin e Durrësit si një nga më kryesoret në Mesdhe.

Ai ka kudo njerëzit e tij, në çdo qoshe pushteti e cepi institucioni kushtetues.

Dhe nuk do ndalet edhe këto katër vite, edhe për faktin, se për dreq, ka para vetes një Opozitë të shpartalluar.

E kjo nuk është një gjë e mirë për Shqipërinë, por as edhe për qeverinë.

Nëse një qeveri ka përballë një Opozitë të fortë, të besueshme dhe me emra të spikatur në publik, edhe qeveria do jetë e kujdesshme.

Edi Rama nuk ndalet derisa ta realizojë atë që ka në mendje.

Dhe, për dreq, në mendje ka se vetëm në vitin 2030 do iki nga pushteti!

E kjo pra, se nuk kemi Opozitë!

Ndryshe ai kishte marrë avionin më të parë drejt Parisit…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?