Video editorial i “Koha Jonë”: Politika e vjetër para SPAK dhe rinisë

Video editorial i “Koha Jonë”: Politika e vjetër para SPAK dhe rinisë

EDITORIAL/ Politika e vjetër para SPAK dhe rinisë

Politika e vjetër para SPAK dhe rinisë

-Nga Daniel Muçaku, kryeredaktor i KOHA JONE-

 

Kjo klasë e vjetër politike, pothuaj 30 vjeçare, duhet të ikë nga skena politike.

Më saktë duhej të ishte larguar me kohë.

Por derisa nuk ikin vetë, atëhere duhet që SPAK-u t’i dërgojë në qeli ose t’i detyrojë të mbyllen në shtëpi.

Ose rinia dhe shoqeria civile duhet të bëhet e vetdijshme se duhet krijuar një formacion i ri politik që të futet në zgjedhjet e radhës dhe të fitojë pushtetin e të ndryshojë qeverisjen.

Nëse nuk vepron SPAK-u si dhe të vetndërgjegjsohet rinia bashkë me intelektualët, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë mes lukunisë së politikanëve të vjetër dhe shpresës e cila duket në horizont, por retë e zeza të korrupsionit dhe të oligarkisë nuk lejojnë diellin europian të ndriçojë në mendjet shqiptare për tu bërë perëndimorë.

SPAK-u me pranga, kurse rinia me protesta dhe organizim europian, janë dy mjetet që Shqipëria mund të ndryshojë njëherë e mirë.

Nëqoftëse mbetemi me këtë skenë politike dhe me këto emra që na kanë drejtuar tash 30 vite e kusur, mbetet të ikim të gjithë dhe t’ju lemë vendin këtyre paloçëve politikan që e shkatërruan ekonominë e shqiptarëve dhe nuk lejojnë që të vijë një brez i ri në politikën e vendit.

Ndaj që të mos iki rinia nga Shqipëria ka nevojë që vetë rinia të organizohet dhe të dalë në protesta për tu provuar e treguar njerëzve se jemi një garanci për drejtimin e vendit.

Në të gjitha vendet ish-komuniste kanë ikur me pranga apo duke dhënë dorëheqjen, krejt klasa e vjetër politike. Në Greqi erdhi një frymë e re, në Maqedoni një brez tjetër drejtuesish, në Kosovë klasa e vjetër shkoi në burgun e Hagës, në Mal të Zi erdhën në pushtet të rinjë europianë.

Ndërsa në Shqipëri kemi mbetur, laj-thaj, vetëm katër apo pesë persona që ndërrojnë vendet në drejtimin e vendit.

Ikën 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, por komunizmi është i pranishëm kudo në një formë të re oligarkie dhe biznesi.

Të njejtat duar drejtojnë politikën, median, biznesin, mafien dhe rrotullojnë popullin herë majtas e herë djathtas, por janë të njëjtët tash 30 vite!

Nëse doni ndryshim, NGRIHU RINI!

Nëse doni zhvillim dhe liri, NGRIHU SHOQERI CIVILE!

Nëse doni Europën, bashkohu RINI me SHOQERINË CIVILE dhe merrni pushtetin!

Në të kundërt do mbeten këtu vetëm klasa e vjetër me paratë e tyre, oligarkët që do vjelin eurot nga populli, por që do të jetojnë jashtë vendit.

Si dhe populli fukara që do punojë për klasën e vjetër politike!

Ndryshimi vjen duke u ngritur në protesta dhe duke gjetur shpresën në beteja publike.

Po ndejte nën sundim dhe pa fjalë, i sunduar do mbetesh!

SHKARKO APP