Video editorial i “Koha Jonë”: Të gjithë nga pak afganë!

Video editorial i “Koha Jonë”: Të gjithë nga pak afganë!

EDITORIAL/ Të gjithë nga pak afganë!

Të gjithë nga pak afganë!

Ajo që po i ndodh popullit afgan është një masakër e madhe, pasi talebanët morën pushtetin për 24 orë duke rrethuar e pushtuar kryeqytetin e vendit, Kabul.

Afganët janë popull fisnik, liridashës dhe që e duan Perëndimin, kulturën dhe arsimimin.

Ata janë edhe popull trim, ndonëse këtë herë ishte ushtria e tyre që i la në baltë, pavarësisht se kishin armë amerikane nga më të sofistikuarat. Presidenti amerikan Biden theksoi se janë dhënë afro 1 trilon dollarë në këto vite për Afganistanin për ta futur në rrugën e drejtë, aqsa sikur vetëm 10 miliardë dollarë të kishin ardhur në Shqipëri, çdo shqiptar sot do të kishte nga një shtëpi të mirë dhe jetesë europiane.

Por kështu qenka fati!

E megjithatë duhet ti mirëpresim afganët që do vijnë në Shqipëri. Shteti shqiptar po bën maksimumin, sikurse thuhet se do të jetë NATO apo SHBA që do financojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri. Shumë prej tyre do të vijë momenti që do të largohen drejt SHBA, por nuk është çudi se edhe shumë e shumë prej afganëve do të marrin nënshtetsinë shqiptare.

Sido që të jetë ne si shqiptarë duhet të jemi mikpritës, pasi duhet të kujtojmë fatin tonë historik kur kemi ikur nëpër shtete të tjera për të mbijetuar.

Por qeveria shqiptare duhet të jetë më transparante me shqiptarët se sa vetë do vijnë, pasi asnjë nuk beson se nuk e dijnë zyrtarët e lartë të qeverisë. Qeveria shqiptare duhet të shpjegojë se kush do paguajë, sepse nuk duhet të ketë sekrete për popullin shqiptarë që mezi jeton ekonomikisht.

Qeveria shqiptare duhet të shpjegojë se cdo bëhet me ata afganë të cilët nuk do të marrin, nesër, largimin drejt SHBA apo cdo shteti tjetër që ata synojnë.

Nisur nga këto shpjegime që kërkon populli nga qeveria e tij, gjithsesi ne si shqiptarë duhet të jemi mikpritës me afganët.

Të dëshmojmë karakterin tonë tradicional mikpritës.

Të mendojmë për një çast se mund të ishim NE, si ata, dhe si do ndjeheshim nëse nuk na ndihmonte njeri, por do na shikonin si njerëz ordinerë!

Aq me tepër se siç thotë pala amerikane ata që do vijnë janë kryesisht të shkolluar dhe që punonin në agjensi sherbimesh pranë NATO-s dhe sherbimëve të specializuara amerikane në Afganistan.

Pra janë njerëz me shkollë e kulturë.

Kemi rastin të dëshmojmë se si shqiptarë jemi popull europian, por me shpirtin tonë të mikpritjes.

SHKARKO APP