Zoti Kryeministër, bllokoni të gjitha linjat ajrore dhe tragetet me Italinë!
Situata vetëm sa ka filluar të zbardhet nga institucionet shtetërore për hyrjen e koronavirusit në Shqipëri. Dy rastet e para, babë e bir, të konfirmuar tashmë me koronavirus duhet të shqetësojë qeverinë për marrjen e masave drastike në Tiranë dhe në vend.
Së pari, duhet sqaruar publiku se në cilat zona e ku saktësisht kanë levizur dy të infektuarit e konfirmuar që kanë ardhur nga Italia prej pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Se dyti, duhen bllokuar menjëherë linjat ajrore dhe tragetet me Italinë.
Së treti, qeveria duhet të vendosë nëse duhen mbyllur shkollat dhe universitetet.
Në Izrael kanë marrë masa se nëse ke qenë dy javet e fundit në Itali nuk të lejojne të hysh në vend.
Ndaj zoti kryeministër, vepro shpejt!
/ora 07.50/