Egnatia nuk di të ndalet, fiton pastër në Shkodër ndaj Vllaznisë

Egnatia vijon rrugëtimin fantastik në kampionat duke marrë një fitore të rëndësishme 0-2 në transfertën ndaj Vllaznisë. Sfida nisi në malore për shkodranët, pasi vendasit u ndëshkuan me karton të kuq që në minutën e 17-të, me Dragoshin që la Vllazninë me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes  ndaj Spahiut.

Në pjesën e dytë, skuadra rrogozhinase shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik dhe kaloi shumë shpejtë në avantazh, Isgandarlin që shënoi në minutën e 48-të.

Egnatia realizoi golin e dytë dhe të sigurisë në fundin e takimit, në minutën e 90-të me Raphael Dëamena. Egnatia shkon në kuotën e 13-të pikëve duke marrë kreun e klasifikimit, ndërsa Vllaznia mbetet me 8 pikë në vendin e katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?