Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për tregjet e fruta perimeve, grumbulluesit shtrenjtuan çmimet deri në 100%
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për grumbullimin dhe shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve. Hetimi paraprak do të bëhet në qarqet, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Në raport thuhet se pikat e shumicës në Tiranë shtrenjtuan çmimet deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës.
Në Fier çmimet nga fermeri deri tek pikat e shumicës u shtrenjtuan me 11-50%
Në Elbasan shtrenjtimi i fruta perimeve nga grumbulluesit nga fermeri tek shumica ishte nga 7-56%.
Edhe grumbulluesit e Korçës abuzuan me çmimet, i rritën nga 17-40% çmimet e fruta perimeve nga momenti qe i blene tek fermeri deri tek shitja me shumice.
Ndërkohë grumbulluesit e Beratit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët, deklaronin çmime jo reale.