Bujqësia në vend e shkatërruar nga zjarret, Rrapaj: Dëmet në dhjetëra milionë euro

Përveç djegies së qindra hektarëve me pyje dhe kullota, zjarret e rëna në 2 muajt e fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi.

Agim Rrapajt, presidenti i Këshillit Shqiptar të Agrobiznesit, thotë se zjarret kanë patur efekt negativ veçanërisht në bimët medicinale që rriten në ato zona, por edhe te bletaria.

Për të ndonëse është ende duke u vlerësuar, fatura e dëmeve mund të jetë në vlerën e dhjetëra milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk janë vlerësuar ende, por dëmet janë të mëdha, sepse sipërfaqet e përfshira nga djegiet janë te jashtëzakonshme, kemi probleme edhe në vreshtari dhe pemëtari që duhen vlerësuar”, shton Rrapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?