Emigrantët do të shpenzojnë më pak për të dërguar para në atdhe

Brenda këtij viti Shqipëria pritet të bëhet pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. Lajmin e dha ministri i Financave, Ervin Mete nga Podgorica e Malit të Zi, dy ditë pas miratimit të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është në një fazë të avancuar sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA. Banka e Shqipërisë ka miratuar setin e rregulloreve të nevojshme dhe në fund të muajit të kaluar kemi përfunduar procedurën e para-aplikimit”, u shpreh Ervin Mete, Ministër i Financave.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë pjesëmarrja e vendit në SEPA do t’i kursente shqiptarëve deri në 14 milionë euro në vit. Po rruga drejt Zonë së Vetme e Pagesave në Euro nuk është aq e lehtë. Në kuadër të planit të rritjes me vlerë 6 miliardë euro, në negociata për t’u anëtarësuar në SEPA janë dhe shtet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria pritet të aplikojë për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro në qershor. Paraprakisht kërkesa ka gjetur mbështetjen edhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?