Euro u dobësua ndjeshëm përgjatë vitit 2021

Familjet shqiptare që këmbejnë euro, do të marrin më pak lekë mbrapsht krahasuar me një vit më parë. Për shkak se përgjatë vitit të shkuar, valuta europiane pësoi një zhvlerësim, nga 123.6 lekë në fillim të janarit 2021, në 120.7 në fund të dhjetorit.

Dërgesat e emigrantëve në nivele rekord për fundvit, u bënë një tjetër faktor për rënien e euros, shoqëruar nga efekti psikologjik i Eurobondit, ku qeveria pritet të marrë më pak borxh në valutë përgjatë muajve në vazhdim.

Ecuria e këmbimit këtë vit është e vështirë për t’u parashikuar, por rritja e fortë e çmimeve të importit pritet të zbusë një rënie të mundshme të euros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët e para të 2022-it, agjencitë e këmbimit valutor kanë ulur edhe më tej kursin e euros, diçka që pritet të reflektohet në ditët në vijim edhe nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?