Gjergj Luca zgjat dorën bujare të mirësisë për të moshuaren nga Godoleshi i Elbasanit këtë natë të madhe
Ai nuk ndalet, ditën dhe natën, orë dhe paorë, për të treguar se është jo vetëm një sipërmarrës i suksesshëm, një zë i fuqishëm reagues për problemet akute të së sotmes, por edhe një zemër bujare, një shpirt i pasur dhe një ndjenjë përjetuese.
Mbrëmjen e sontme ai ka vizituar një të moshuar nga fshati Godolesh i Elbasanit, është njohur me kushtet skandaloze në të cilat ajo jeton dhe i ka premtuar publikisht se që nesër 10 prill 2024 do të nis nga puna për t’i dhënë kësaj gruaje të harruar dhe të mohuar, një jetesë normale. Ai është larguar nga ajo shtëpi me premtim për një të nesërmë dinjitoze për këtë nënë dhe me syt me lot.
Në rrjetet sociale, Gjergj Luca ka shkruar: Ndërkohë që shqiptarët këtë mbrëmje të marte më 9 prill 2024 po shohin Big Brother Vip ndërsa një pjesë tjetër po ndjek ndeshjet e Champions League, unë erdha të takoj këtë natë të shenjtë një grua të varfër por fisnike.
E braktisur nga autoritetet këta 10 vitet e fundit, nënë Gjylja jeton në mes të mizeries në katundin Godolesh të Elbasanit. Erdha ta takoj, ta uroj e ti bëj një premtim të madh… përfundon Luca në rrjetet sociale.