Ibrahimaj: Biznesi mbështet rritjen e pagave. Indeksimi për administratën do të bëhet me ligj

Biznesi privat mbështet rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vend. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një anketim i realizuar nga Këshilli i Investimeve ku morën pjesë 506 biznese në vend, rezultatet e të cilit i bëri të ditura ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Besojmë se politika që kemi ndërmarrë për rritjen e pagës në sektorin publik do të ketë ndikim në rritjen e pagës mesatare në të gjithë sektorin privat. Rezultatet e vrojtimit konfirmojnë bindjen që ne kishim, nisur dhe nga takimet që kemi bërë me ju, që paga minimale duhet rritur dhe paga mesatare në vend duhet rritur”,-tha Ibrahimaj.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ministrja informoi se qeveria është duke diskutuar që të përcaktojë me ligj indeksimin e pagave për administratën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Indeksimi i pagave, sa i përket administratës publike, do të fillojë të jetë i zbatueshëm me përfundimin e reformës së pagave. Pasi të përfundojë rritja në korrik të vitit 2024 ne do të fillojmë të indeksojmë pagat e administratës publike njëherë në dy vite me normën mesatare të inflacionit”,tha më tej ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?