Inflacioni ”gërryen” pagat, në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare është 778 euro

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se norma mesatare e inflacionet te grupi i ushqimeve vitin e shkuar në Shqipëri ishte 12 për qind, ndërsa paga mesatare u rrit me vetëm 9.1 për qind.

Shqipëria ka aktualisht një pagë mesatare rreth 520 euro, niveli më i ulët në rajon pas Kosovës. Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare është 778 euro, në Serbi 880, në malin e Zi 885 dhe në Bosnje-Hercegovinë, 893 euro. Në raport me fundin e vitit 2021, në këto shtete paga mesatare është rritur me 10 deri në 15 për qind.

Sipas një raporti nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, pagat e ulëta janë arsyeja kryesore që nxisin emigracionin në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?