Jorida Tabaku: Shqiptarët paguajnë gjithmonë e më shumë për shkak të inflacionit socialist
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me çmimet e larta në vend, ndërsa shprehet se shqiptarët po paguajnë më shumë për shkak të inflacionit socialist.
Reagimi i plotë i Tabakut në Facebook:
Familjet shqiptare po paguajnë më shumë për produktet e tyre të domosdoshme. Pse?
🔺 Çmimet e karburantit vazhdojnë të jenë të larta për shkak të një monopoli në treg që fatkeqësisht lejohet të operojë në dëm të konsumatorëve.
🔺 Kostoja e lëndëve të para po rritet, duke rritur çmimet e produkteve.
🔺 Taksat e larta në vendin tonë rrisin gjithashtu koston e produkteve.
🔺 Rënia e bujqësisë ka ulur prodhimin vendas, duke sjellë produkte më të shtrenjta nga importi në tavolinat tona.
🔺 Monopolet në tregun e shitjes me pakicë kanë rritur çmimet për shqiptarët.
🔺 Inflacioni është rritur, dhe kushdo po paguan më shumë për të marrë më pak.
🔺 Inflacioni socialist ka shkatërruar të ardhurat e shqiptarëve, duke i lënë më të varfër dhe më vulnerabël.
Ky është një sistem i ngritur në kurriz të shumicës që nuk mbron interesat e tyre, që nuk vlerëson punën e tyre, që ka zhvlerësuar pagat, dhe që ka dhënë favore pakicës duke përqendruar tregun në pak duar, duke ofruar tregje të monopolizuara dhe kosto më të larta për qytetarët.
Këto janë sëmundjet që kanë infektuar ekonominë, që vajisin sistemin e korrupsionit duke u marrë shqiptarëve gjithë kursimet e tyre.