KLSH gjen 22.6 milionë euro dëme
22.6 milionë euro është dëmi që institucionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit për periudhën 2019-2020. Një pjesë e tjetër e dëmit lidhet me shkelje të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë lekë përllogariten dëme në fushën e të ardhurave teksa pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve me 12.8 milionë euro sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kjo vlerë e lartë e dëmit ekonomik në fushën e shpenzimeve lidhet kryesisht me keqmenaxhimit e fondeve të programuara, mungesës së kontrollit të procedurave të prokurimeve publike si dhe shkeljes së disiplinës buxhetore me likuidimin e shpenzimeve nga institucionet.
Prokurimet publike vijojnë të jenë fusha me riskun më të lartë për buxhetin e shtetit pasi edhe në këtë auditim të KLSH-së shkeljet më të mëdha janë konstatuar në procedurat tenderuese me 74.3 milionë lekë dëm ekonomik.
Problematikat thuhet në auditimin e KLSH-së lidhen jo vetëm në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit me mangësi të mëdha në përgatitjen e dokumentacionit të tenderave, por edhe në fazën e zbatimit të kontratave si dhe dorëzimit të punimeve.