Kriza e vërtetë e turizmit tonë: kush po përfiton prej tij?

Kriza e vërtetë e turizmit tonë: kush po përfiton prej tij?

Këto muaj, kemi dëgjuar zhurmën e madhe në lidhje me çmimet që kanë larguar turistët. Por le ta themi pak më shkoqur problemin që kemi.

Një ekonomi e monopolizuar që ka lënë pas dore fermerët dhe bizneset e tjera.

Fermerët tanë meritojnë më mirë: Disa javë më parë fermerët e Korçës u detyruan të protestojnë sepse tregjet e monopolizuara i kanë kalbur produktet e tyre; toka shqiptare është e pasur dhe e begatë por puna e fermerit nuk shpërblehet dhe ato sot në kulmin e turizmit po shesin produktet me një çmim nën ksoto. Kjo jo sepse ato po fitojnë më shumë nga kjo por sepse ata kanë frikë që produkti i tyre do të prishet në magazinë. Një sistem i korruptuar e ka prishur tregun sepse favorizon monopolet që i shërbejnë një elitë të vogël.

Një taksim i pandershëm: ndërsa hotelet me 5 yje të investitorëve strategjikë përfitojnë uljen e taksave dhe falje të tyre bujqëve u kërkohet pagesa e taksave dhe shitja me faturë tatimore. Puna e tyre e përditshme duhet të taksohet sepse shteti mbahet nga taksat ndërkohë që betoni strategjik i një elite të vogël duhet të amnistohet në emër të zhvillimit ekonomik.

Rënie ekonomike: Bujqësia kështu fundoset me një rënie ekonomike 1.7% për të dytin vit me radhë dhe kjo do të thotë që në tavolinën tonë të ushqimit ne kemi jo produktet e tokës sonë, por ato të importit dhe frutat që vijnë nga dogana dhe jo ato që vijnë nga fshati. Fermeri jonë e hedh produktin në kanal ndërsa ne paguajmë më shtrenjtë frutin që vjen nga frigoriferi i anijes dhe që zhdoganohet në port. Pasurojmë importuesit ndërsa taksojmë fermerët. Kjo falë sistemit korrupt:

Pyetja pra që duhet bërë është: A përfitojnë shqiptarët nga turizmi plotësisht? Rënia e bujqësisë dhe rënia e të ardhurave në xhepin tonë thotë që nuk po fitojnë aq sa po rritet turizmi. Nuk janë më të pasur se sa vjet, diçka nuk po shkon!

Një sistem që ka përqëndruar çdo gjë në pak duar, në duart e një elite që kontrollon thuajse gjithçka. Ndërkohë që shqiptari ngrihet përditë në mëngjes dhe punon më shumë për të fituar më pak. Taksohet më shumë se sa një pakicë që përfiton përjashtime tatimore, për të përfituar më pak shërbime të një shteti që i shtron rrugën dhe i vendos më pas tarifën mbi rrugën.

Kjo është Shqipëria e pandershme. Shqipëria ku punëtori paguan më shumë, oligarku përfiton lehtësira fiskale më të mira.

Këtë sistem duhet të ndryshojmë!

SHKARKO APP