Lufta forcon valutat, euro këmbehet me 127-132 lekë

Banka e Shqipërisë raportoi se këtë të martë, mesatarisht 1 euro po këmbehet me 127.08 lekë duke pësuar një rritje të fortë me 3 pikë në raport me një ditë më parë. Forcimi i monedhës europiane është më i fortë nëse e krahasojmë vetëm me një ditë para se lufta të shpërthente. Më 24 shkurt 2022 euro këmbehej mesatarisht me 121.2 lekë, ç’ka dëshmon se brenda më pak se 2 javëve euro u rrit me 7-10 lekë.

Sipas kursit zyrtar të bankës së qendrore 1 dollar po këmbehet këtë të martë me 116.93 lekë, nga 108.49 lekë që ishte vlera e këmbimit në 24 shkurt, duke u rritur me 8 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor dollari shitet me mbi 118 lekë.

Ky forcim i valutave, ka sjellë një zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke reflektuar rritjen e çmimeve pasi më të njëjtat lekë mund të blesh më pak produkte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët thonë se shkak për forcimin e valutave është bërë kërkesa që kanë bizneset për më shumë euro pasi produktet që importojnë janë shtrenjtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?