Mblidhet bordi, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimet në çmimet e karburantit ditën e sotme, ku bën me dije se është ulur çmimi i benzinës në 229 lekë. Me të njëjtin çmim do të shitet edhe nafta.

”Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?