Ministri Gogu poston pamjet, investimi në rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa nxit zhvillimin e bizneseve
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa si një nga investimet kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.
Gogu bën me dije se ky projekt është pjesë e 120 Projekteve me Rëndësi Kombëtare”, të cilat synojnë të ndërtojnë themelet e zhvillimit për vitet 2026-2028. Sipas ministrit, me një investim prej 87 milionë euro, ky aks rrugor nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një nxitje konkrete për punësimin, rritjen e aksesit dhe zhvillimin e bizneseve lokale.
Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e segmentit Vaqarr-Pezë-Ndroq me Tiranën, detin dhe tregjet, duke krijuar më shumë mundësi për banorët e zonës. Ministri thekson se ky investim i jep territorit potencial për t’u zhvilluar më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke afruar njerëzit, punën dhe mundësitë.
KOHA JONË SONDAZH

