Ministrja Ibrahimaj: Inflacioni, sfida kryesore e vitit

Në një konferencë për treguesit ekonomik, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e konsideroi si të nevojshme reformën e ndërmarrë për rritjen e pagave, për të luftuar efektet negative të situatës aktuale.

Teksa bëri një bilanc të ekonomisë shqiptare përgjatë pjesës së parë të këtij viti, Ibrahimaj tha se inflacioni i lartë do të vazhdojë të jetë sfida kryesore edhe e këtij viti.

“Në muajin maj inflacioni rezultoi në 4.7% ndërsa si përmbledhje 5 mujore rezultoi 5.8%. Komponenti kryesor në ndikimin e inflacionit ka qenë inflacioni i p ushqimeve. Një prej elementeve që e ka mbajtur inflacionin në norma të kontrolluara ka qenë dhe kursi fleksibël i këmbimit. Brenda vitit të ardhshëm inflacioni parashikohet që të kthehet në objekti”,-tha Ibrahimaj.

Rritja ekonomike në 3 muajt e parë të vitit llogaritet në 2.7%. Ibrahimaj tha se edhe në muajt në vijim ekonomia do të ketë ecuri pozitive, ndikuar më së shumti nga sektori i turizmit.

SHKARKO APP