Nga Bankë e Shqipërisë njoftohet se euroja dhe franga zvicerane forcuan pozitat ndaj lekut gjatë fundjavës

Gjatë javës së fundit të muajit nëntor, monedha vendase ka vijuar të forcojë pozitat e saj ndaj valutave kryesore në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, lëvizjet e kursit kanë reflektuar një trend të qëndrueshëm rritës të lekut.

Euroja ka regjistruar një ndryshim të lehtë pozitiv, duke u forcuar me 0.06 lekë gjatë javës. Në fillim të saj, të hënën, euro u këmbye me 96,64 lekë, ndërsa të shtunën arriti nivelin e 96,70 lekëve.

Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan, i cili është zhvlerësuar me 0,28 lekë. Nga 83,76 lekë që këmbehej në fillim të javës, dollari zbriti në 83,48 lekë gjatë ditës së shtunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paundi britanik ka shënuar një rritje më të dukshme, duke u forcuar me 0,35 lekë. Ai u këmbye të shtunën me 110,34 lekë, kundrejt 109,99 lekë në fillim të javës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe franga zvicerane ka vijuar në trajektore rritëse. Nga 103,46 lekë, që ishte të hënën, monedha zvicerane u forcua me 0,08 lekë, duke u këmbyer të shtunën me 103,62 lekë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?