Njihuni me pushimoren “Fotosinteza” në Hadroj të Pukës afër Fushë-Arrëzit

“Pushimorja Fotosinteza” në Hadroj të Pukës afër Fushë-Arrëzit, është një vendqëndrim për udhëtarët që mund të kalojnë pak çaste në udhëtim e sipër. Ky mjedis i qetë me bredha të gjelbër (dunglaz) e pisha të zeza që u jep vizitorëve freskinë e relaksin e duhur.

Aty janë vendosur karrige, tavolina, stola të ndryshëm, ujë dhe dy tualete. Në këtë pushimore ka shkrime të ndryshme; për fotosintezën e frymëmarrjen e drurëve në pyjet halorë, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të pyjeve në tërësi. Këto zgjojnë interes për udhëtarët e vizitorët e ndryshëm. Promovon zonën pyjore duke i nxitur vizitorët të njohin më shumë natyrën dhe shtigjetime të tjera në Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Bredhat gjelbër (dunglazi) e pishat e zeza, çlirojnë shumë oksigjen dhe thithin gazin karbonik, e bëjnë ajrin e pastër dhe shumë të përshtatshëm sidomos për ata që vuajnë nga lodhja dhe frymëmarrje. Në këtë mjedis pyjor ka aromë të këndshme nga vajrat esencial që avullohet nga halat dhe kurorat e drurëve. Qëndrimin në këtë mjedis, përveçse lehtësimit të frymëmarrjes, pakson alergjitë, stresin, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo Pushimore është ndërtuar nga Matura e parë e Shkollës Mesme Pyjore Fyushë-Arrëz (1971–1975). U përurua në qershor 2025 me rastin e 50 vjetorit të diplomimit të tyre. Dunglazi është një lloj i huaj me shumë cilësi të mira që u mboll si eksperiment këtu i shoqëruar me pishën e zezë nga nxënësit e maturës për para gjatë praktikave mësimore në Ndërmarrjen Pyjore Fushë-Arrëz në periudhën 1973–1975.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo Pushimore është vizituar nga shumë udhëtarë të rastit por edhe vizitorë të tjerë të ardhur enkas për këtë qëllim. Përshypjet janë mjaft të mira për këtë mjedis të përmirësuar e venë në shërbim të njerëzve. Ish maturantët e parë, pas ndërtimit vazhdojnë të kujdesen e ta mirëmbajnë vazhdimisht grumbullin pyjor kryesor dhe atë përreth. Përveçse një infrastrukture në shërbim për njerëzit, ata i kanë bërë shërbime edhe pyllit, në krasitje teknike sipas një projekti të miratuar nga Bashkia Pukë.

Deri në datën 20 nëntor 2025 (pesë muaj nga përurimi) kjo pushimore është vizituar nga rreth 5000 vetë, shumë prej tyre në librin e vizitorëve kanë lënë dhe përshtypje e tyre me shkrim në vlerësim të këtij mjedisi. Si vizitorët më të veçantë dhe kulmore të deritanishëm janë vajzat e Miss Globe 2025, me stafin e tyre; ku për rreth dy orë sfiluan, bënë shumë foto dhe dhanë shumë intervista për mediat shqiptare dhe jo vetëm.

Ata që ndërtuan dhe strukturat vendore dëshirojnë dhe urojne që ky mjedis tashmë me emër të mbrohet, të mirëmbahet e vizitohet nga sa më shumë njerëz.

Kënaqësinë që të jep ky mjedis pyjor dhe pyjet në tërësi janë të papërsëritshme dhe të pallogaritshme.

Matura 1971–1975, Shkolla e Mesme Pyjore, Fushë-Arrëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?