Qeveria miraton projektin e rrugës Thumanë-Kashar
Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson realizimin e aksit rrugor Thumanë Kashar, pjesë e Korridorit Blu, duke filluar nga viti i ardhshëm.
“Shteti nuk investon mbi këtë kontratë. Ky aks do të investohet tërësisht mbi parimin e koncesionit, pra vepra do të transferohet në pronësi të shtetit shqiptar pas 35 vitesh”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës. Ky segment pritet të lehtësojë trafikun në aksin ekzistues dhe të lidhë më mirë aeroportin e vetëm funksional të vendit me veriun e Shqipërisë, Portin e Durrësit dhe Kosovën.