Rritja e çmimeve nga marrëveshjet e fshehta që bëjnë tregtarët

Rritja e çmimit të bukës në disa furra të Tiranës ka shqetësuar shtresat më të pamundura të shoqërisë. Autoriteti i Konkurrencës, thotë se rritja e çmimit të bukës ka ardhur pasi disa subjekte kanë bashkëpunuar për rritjen e çmimit të miellit në treg.

Drejtorja ekzekutive Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti, tha se kompanitë në fjalë janë në monitorim, që prej korrikut të 2020-ës.

”Pas rritjes së çmimit të bukës në disa furra, si pasojë e rritjes së çmimit të miellit ka reaguar Autoriteti i Konkurrencës. Sipas këtij institucioni ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të miellit janë në monitorim që prej korrikut 2020”.

Rritja e çmimit të bukës, është një lojë e fshehtë që bëhet nga ana e tregtarëve duke dëmtuar derejpërdejtë shtresat në nevojë. ”Kemi drejtuar të Autoriteti i Konkurrencës një ankesë me nisjen e hetimeve, që këto lëvizje të kontrolluar na bëjnë në si konsumatorë që kjo është një marrëveshje e fshehtë mes tregtarëve, e cila në fund rëndon xhepin e qytetarëve”.

SHKARKO APP