Sulmet kibernetike, Brumbulli: “Zemra” e sistemeve bankare nuk preket

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, thotë se kur vjen puna tek sulmet kibernetike, asnjëherë nuk ka siguri 100%, por që sistemi bankar është i sigurt deri në nivelin e mosprekjes së të dhënave.

Sipas tij, ajo që mund të jetë prekur nga hackerat është sistemi periferik i bankave, por jo ai që quhet “core business.” Kjo e fundit është zemra e sistemit ku bëhen operacionet. Kurse, pjesa tjetër janë aplikacione periferike.

”Sektori bankar është i sigurt deri në nivelin e mosprekjes së të dhënave. Në cdo moment që ndodh një sulm edhe ofruesi i shërbimeve merr masa për të ofruar një masë shtesë. Pra, sektori bankar është i sigurt. Nuk ka prekje të core business që e quajmë ne. Sepse kërkohen investime të tjera që të çahet firewalli që mbron këto të dhëna. Sistemi në banka funksionon në dy nivele: zemra, aty ku bëhen operacionet dhe janë pastaj aplikacionet periferikë, që lidhen më këtë core business dhe marrin të dhëna e i përpunojnë. Hackerat kanë arritur të prekin deri tani një nga këta sistemet periferikë. Qëllimi i tyre ka qenë marrja dhe ndarja e të dhënave për të krijuar atë pakënaqësinë dhe mosbesimin ndaj bankës”,-thotë ai.

SHKARKO APP