Sulmi kibernetik: Hakerat kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë!

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.

Faqja e ka nisur aktivitetin e saj më 22 korrik dhe është hapur me domenin: homelandjustice.ru shkruan KOHA JONE.

Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinalë. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.

Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerat kanë hyrë thellë edhe në serverat e financave.

Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerat ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to.

Kujtojmë se megjithë ringritjen e e-Albania dhe shërbimeve të saj, ende nuk po funksionojnë disa shërbime që kanë të bëjnë me zyrën e tatimeve.

Nga ana tjetër, nuk ka ende një sqarim zyrtar të eksperteve se çfarë është duke ndodhur ende me sulmin kibernetik.

SHKARKO APP