TVSH në import, rritje me 2,3% gjatë 9-mujorit

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) kanë shënuar rritje gjatë periudhës janar-shtator 2025, duke reflektuar një dinamikë pozitive në aktivitetin tregtar dhe performancën fiskale të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH në import u realizuan në shumën 117,8 miliardë lekë, me një rritje prej 2,7 miliardë lekësh ose 2,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sejko dhe Malaj, diskutim me liderët financiarë të rajonit për sfidat ekonomike Rritja e nivelit të arkëtimit të TVSH-së në import lidhet kryesisht me volumin më të lartë të importeve, si dhe me efektet e çmimeve të mallrave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në 50,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 7,4 miliardë lekësh ose 17,2% krahasuar me periudhën janar-shtator të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rritja e kësaj kategorie vjen si rezultat i zgjerimit të bazës tatimore, rritjes së konsumit të brendshëm dhe përmirësimeve në administrimin fiskal. Gjatë kësaj periudhe, janë kryer rimbursime në shumën 19,1 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 49 milionë lekësh ose 0,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në raport me planin, rimbursimet rezultojnë 521 milionë lekë ose 2,8% më shumë. Rritja e të ardhurave neto është gjithashtu një tregues i përmirësimit të disiplinës fiskale dhe luftës kundër informalitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?