Ulet çmimi i naftës, po shitet me 5 lekë më pak
Nafta ka pësuar një ulje të çmimit në Shqipëri. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburantëve, një litër naftë po shitet me 179 lekë nga 184 që ishte më parë. Ndërsa në disa njësi të tjera të shitjes një litër naftë kushton rreth 177 lekë. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që çmimi i naftës ka pësuar ulje në Shqipëri. Shkak është bërë rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ku aktualisht një fuçi naftë bruto po shitet nën 80 dollarë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me parashikimet për ulje të konsumit të naftës.