Vijon rënia drastike e monedhës euro

Monedha euro ka rënë edhe këtë të mërkurë, duke prekur një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet gjatë ditës së sotme me 113.84 lekë, në rënie ditore me 0.51 lekë.

Rënie ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili këmbehet me107.24 lekë, 0.24 lekë më pak se një ditë më parë. Rënia e euros i atribuohet kryesisht një oferte të lartë valutore në tregun vendas, si pasojë e dyndjes së emigrantëve dhe shtimit të remitancave në prag të festave të fundvitit.

Prurjet e emigrantëve, ose remitancat, për 9-mujorin 2022 arritën në 592 milionë euro, duke u rritur me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHKARKO APP