Ekspertët flasin për orën e “Ditës së Gjykimit”, dhe thonë se jemi më pranë apokalipsit

Nëse në Shqipëri temë është Luizi, duhet të lexoni se po flitet për apokalipsin. Ora e “Ditës së Gjykimit”, e krijuar nga Buletini i Shkencave Atomike si një tregues i ndjeshmërisë së botës ndaj apokalipsit, po afron më pranë mesnatës këtë vit.

Paul Ingram, ekspert i rreziqeve eksidenciale në Kembrixh, tha se kërcënimi i një lufte bërthamore dhe ndryshimet klimatike ishin mes faktorëve që shtynin akrepat e orës simbolike më pranë fundit. Kur ora u krijua në 1947 u vendos 7 minuta larg mesnatës, ose Ditës së Gjykimit. Në vitin 2020, akrepat u zhvendosën 100 sekonda larg fundit.

“Nëse unë do ta kisha në dorë, do t’i çoja akrepat më pranë mesnatës. Kemi parë shpërthimin e një lufte të re, pushtimin e Ukrainës, paralajmërimet për përdorimin e armëve bërthamore. Kemi parë dështimin e samitit të klimës Cop27 në ndërmarrjen e hapave serioz për reduktimin e aktiviteteve ndotëse”, tha Paul Ingram.

SHKARKO APP