Home Bota Elon Musk the...

Elon Musk themelon një kompani të inteligjencës artificiale

33
0

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompanti të re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur xAI.

Musk synon të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, duke ndërtuar një alternativë ndaj ChatGPT, dhe ai ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga këto kompani për të udhëhequr projektin.

Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të IA=së dhe nevojën për rregullim në këtë sektor.

Musk përshkroi planin e tij duke thënë se synon të krijojë një mekanizëm të inteligjencës artificiale më të sigurt.

“Njoftoj për themelimin e xAI për të kuptuar realitetin,” shkroi Musk të mërkurën në Twitter.

Sipas tij, xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme shumë kureshtare që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Musk beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe siguron një perspektivë pro-njerëzimit.

Musk bashkëthemeloi OpenAI, kompania pas ChatGPT, në 2015, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.

Microsoft është një investitor në OpenAI.

Ekipi në xAI përfshin Igor Babuschkin, një ish-inxhinier në DeepMind të Google; Tony Wu, i cili punonte në Google; Christian Szegedy, i cili ishte gjithashtu një shkencëtar kërkimor në Google; dhe Greg Yang, i cili më parë ishte në Microsoft.

Musk në mars regjistroi një firmë të quajtur X.AI Corp. Firma liston Musk si drejtor të vetëm dhe Jared Birchall, drejtori menaxhues i zyrës së familjes së Musk, si sekretar.

Musk kishte thënë në prill se do të lansonte TruthGPT, ose një IA që kërkon të vërtetën maksimale për të rivalizuar Bard të Google dhe Bing AI të Microsoft që përpiqet të kuptojë natyrën e universit.

Dan Hendrycks, i cili do të këshillojë ekipin e xAI, aktualisht është drejtor i Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale dhe puna e tij sillet rreth rreziqeve të AI.

Edhe pse Musk regjistroi një kompani të quajtur X.AI Corp në mars, të ndarë nga X Corp, ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Twitter, Tesla dhe kompani të tjera, sipas faqes së internetit xAI.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit