
Gjendet pa shenja jete S. Hasani mëngjesin e sotëm në Fier.
Viktima ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje para 23 vitesh dhe sapo kishte dalë nga burgu.
Dyshimet e para flasin për një ekzekutim të këtij shtetasi, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.
Dyshohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
